Skip to Content
SHËRBIMET

Furnizim me shumicë, pa surpriza.

01

Furnizim për shtypshkronja

Letër offset, e veshur dhe karton në formatet standarde 61×86, 64×88, 70×100 dhe në gramaturat që kërkon makina juaj. Stoku shihet online, oferta vjen sipas sasisë.

02

Letër zyre për biznese

Letër fotokopje A4 dhe A3, letër termike për kasa dhe letër kimike për blloqe faturash – me furnizim të rregullt për zyrat dhe rrjetet e dyqaneve.

03

Ambalazh dhe etiketa

Karton FBB, GD2 dhe GT për kuti, letra dhe filma adezivë për etiketa, filma plastifikimi llustër, mat dhe soft touch.

04

Porosi speciale

Artikujt që nuk janë në stok mund të porositen. Na dërgoni specifikimin (lloji, formati, gramatura, sasia) dhe ju konfirmojmë kohën e mbërritjes.

05

Këshillim teknik

Nuk jeni të sigurt cila gramaturë apo përfundim i përshtatet punës suaj? Ju ndihmojmë të zgjidhni letrën e duhur për shtypin, ambalazhin apo botimin.

06

Marrje nga magazina

Magazina jonë në Kashar, Autostrada Tiranë–Durrës km 6, ngarkon mallin tuaj me paletë ose me risë.

Na dërgoni listën e artikujve dhe sasitë – oferta juaj personale.
Kërko ofertë →